Rrëmbehet një person në Prishtinë

Një rast i rrëmbimit të një personi ka ndodhur në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës, më 12 nëntor. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, disa individë kanë kapur me dhunë një person dhe e kanë futur në veturën e tyre e më pas janë larguar në drejtim të panjohur

Një person është rrëmbyer gjatë orëve të mbrëmjes në Prishtinë të dielën e 12 nëntorit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, disa persona e kanë futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkohë që njësitet policore edhe pse kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit, ata nuk kanë hasur në veturën me të cilën dyshohet se është kryer rrëmbimi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur  disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.

Rasti me vendim të prokurorit është cilësuar si “rrëmbim” dhe vazhdon të hetohet tutje.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika