Rrëmbehet një vajzë në Fushë Kosovë, lëndohet qytetarja që tentoi ta ndalojë veturën
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të natës në Fushë Kosovë, ku një grua ka njoftuar policinë se një vajzë tjetër është rrëmbyer nga disa persona të panjohur. Sipas njoftimit të policisë, viktima është futur me forcë në një veturë nga disa persona, ndërsa ankuesja ka tentuar ta ndalojë makinën, por […]
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të natës në Fushë Kosovë, ku një grua ka njoftuar policinë se një vajzë tjetër është rrëmbyer nga disa persona të panjohur.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është futur me forcë në një veturë nga disa persona, ndërsa ankuesja ka tentuar ta ndalojë makinën, por është goditur dhe si pasojë ka pësuar lëndime, që më pas ka marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare ishte rrëmbyer nga disa persona dhe ishte futur në një veturë të cilën kishte tentuar ta ndaloj por vetura kishte lëvizë dhe lënduar ankuesen e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar inicimin e rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së.















