Rrëmbimi i policëve, Kelani: E kemi njoftuar KFOR-in, ata janë duke i kryer të gjitha ekzaminimet

Sipas zëdhënësit të Policës së Kosovës, Beki Kelani, tre policët janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë. Policia e Kosovës është në bashkëpunim me KFOR-in për të hetuar rastin dhe kanë njoftuar organet ndërkombëtare për të ndërmarrë masa ndaj Serbisë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se Policia është në koordinimin me KFOR-in, në lidhje rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga njësiti special policor i Serbisë.

Ai tha se KFOR-i është duke i kryer të gjitha ekzaminimet në lidhje me këtë rast.

“Informacione të kësaj natyre ka pasur të shfaqura në baza ditore, qofshin përmes zyrtarëve policorë të xhandarmerisë serbe, përfshi helikopterë dhe mjete të ndryshme që Serbia ka përdorur dhe shpesh duke i futur edhe brenda Kosovës. KFOR-i është njoftuar, jemi duke i koordinuar të gjitha aktivitetet me ta, janë duke kryer ekzaminimet”, ka thënë ai.

Tutje, Kelani tha se përveç KFOR-it janë njoftuar edhe të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që t’i bëhet trysni Serbisë për lirimin e policëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika