“Rrena i ka këmbët e shkurta”

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se në radhë të parë duhet të dorëhiqet Albin Kurti dhe ‘udhëheqësja shpirtërore dhe operacionale” e Mimoza Kusari-Lilas, Dejona Mihaili pas publikimeve të audio incizimeve një ditë më parë

Elmi Reçica, deputet i PDK-së

Një ditë më parë janë publikuar disa audio incizime ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Mimoza Kusari është e përfshirë një një bisedë me Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe ku thuhet se ajo ka zhvilluar gjithashtu edhe një bisedë me Milan Radojqiq.

Nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë kohore kur është zhvilluar biseda mes Kusari-Lilës me Simiq (qershor 2022), ishte koordinatorja e komiteteve në LVV, Dejona Mihaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte akuzuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Elmi Reçica për shkëmbim mesazhesh me Slavko Simiqin.

Elmi Reçica në një intervistë për Radio Dukagjinin, ka thënë se qysh pas publikimit të audio incizimeve, të hënën ka postuar në Facebook atë çfarë kishte shkruar Dejona Mihaili për të.

Sipas Reçicës, Dejona Mihaili udhëheqë me Vetëvendosjen.

‘Nuk është vetëm koordinatore e komiteteve, por ajo është realisht që udhëheq Vetëvendosjen, pas ‘liderit suprem’, pas Albin Kurtit. Ka shumë raste dhe shumë situata që është dëshmuar ajo”.

Në një një nga postimet e saj, ka aluduar që unë shkëmbejë mesazhe me z.Simiq”, ka thënë ai duke shtuar se siç thonë në popull “rrena i ka këmbët e shkurta dhe ka dalë pikërisht e preferuara, e përzgjedhura e znj.Mihajli është ajo që ka kontaktuar, ka bashkëbiseduar dhe ka bashkërenditur aktivitetet pikërisht me Listën Serbe”.

Reçica ka thënë se për njerëzit që i njohin rrethanat politike dhe që e njohin Vetëvendosjen që nga themelimi e sidomos pas ardhjes në pushtet të tyre, kjo nuk është befasi dhe se krejt çka kanë thënë sa ka qenë në opozitë “tash po e demantojnë vetveten”.

“Që nga ideja dhe këmbëngulja për bashkim kombëtarë e deri te ajo që nuk ulen të bisedojnë me Serbinë para se t’i njohin krimet e luftës dhe para se të gjinden ata të pagjeturit dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë që i kanë ngritur në qiell, tash jemi në një situatë faktikisht kur jemi vetëm”, duke shtuar se “këto përgjime kanë dëshmuar diçka që realisht është ditë dhe është përfol. Nga veprimet që i ka bë LVV, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari dhe të tjerët pa ndonjë përjashtim janë shumë ‘tinëzak’, krejt diçka flasin e krejt tjetër bëjnë si veprim”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se në radhë të parë duhet të dorëhiqet Albin Kurti dhe ‘udhëheqësja shpirtërore dhe operacionale” e Mimoza Kusari-Lilas, Dejona Mihaili.

“Nga veprimet të cilat i kanë bërë dhe nga vendimet të cilat i kanë marrë në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë apo edhe në raport me opozitën dhe qytetarët tanë shihet që ata janë të kapur. Shihet që ata kanë zhvilluar aktivitete dhe angazhime që kanë dëmtuar në esencë atë që kanë gëzuar për 24 vite, lirinë, pavarësinë, shtetëndërtimin dhe miqtë e krijuar”. Sipas Reçicës, LVV është një organizatë që vepron shumë jashtë opinionit dhe syve të qytetarëve.

Sipas Reçicës, qëndrimi i PDK-së është  shumë i qartë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kolapsi që është krijuar tash dhe stagnimi që realisht ka qenë që një kohë, qe dy vite se sa avancimi i proceseve në Kosovë, jo vetëm aspekti i komunikimit me partnerët ndërkombëtarë dhe jo vetëm dialogu. Zhvillimi ekonomik, varfëria më mirë te themi ekonomike, gjendja në raport me mërgatën tonë dhe çdo gjë që ka ndodh për këtë kohë dy vjeçare të qeverisjes absolute të Albin Kurtit dhe ekipit të tij ka dëshmuar që vendi është në krizë”, është shprehur Reçica.

Nga kriza e thellë mund të dilet vetëm përmes zgjedhjeve ka thënë ai.

Deputeti opozitarë ka thënë se PDK nuk ka kërkuar nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë.

“Ne kemi kërkuar që Albin Kurti t’i shpallë zgjedhjet për shkak të dështimit që e ka bërë’ duke shtuar se PDK nuk ka asnjë kalkulim as me Listën Serbe, as me Lidhjen Demokratike të Kosovës por as me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka kërkuar publikisht që të mblidhen nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë Kurti”.

Sipas tij, kjo shkuarja në zgjedhje e vendit është çështje “ekskluzive” e Albin Kurtit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika