Rrënimi i vilave pranë Ujmanit shqetëson BE-në, kërkohet të mos përsëriten veprime të tilla

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shprehur keqardhje për rrënimin e djeshëm të disa vilave pranë Liqenit të Ujmanit, të kryer në kuadër të projektit të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, duke ngritur shqetësime për respektimin e procedurës së rregullt ligjore.

Sipas njoftimit të BE-së, rrënimi i objekteve u bë ndërkohë që banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc për lirimin dhe pastrimin e tokës.

“BE-ja në Kosovë shpreh keqardhje për rrënimin e djeshëm të shtëpive pranë Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, i cili ndodhi ndërkohë që banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc për lirimin dhe pastrimin e tokës”, thuhet në reagim.

BE-ja, mes tjerash, ka shprehur shqetësimin për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti.

“BE-ja është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti”, thuhet në reagim.

Tutje, BE-ja u bëri thirrje autoriteteve që të ndërpresin çdo rrënim, largim të detyruar apo marrje në posedim derisa të adresohen çështjet që lidhen me procedurën ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore dhe të drejtat e njeriut.

“Masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrisin shqetësime serioze për sundimin e ligjit”, thuhet në reagim.

Në fund, BE-ja tha se pret që autoritetet e Kosovës t’i adresojnë këto shqetësime me urgjencë dhe transparencë, duke siguruar që raste të ngjashme të mos përsëriten.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika