Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Të martën ka rrëshqitur dheu në një pjesë të autostradës "Ibrahim Rugova", ku shiriti emergjent dhe i djathtë janë bllokuar për qarkullim.Ndërsa, ai i majtë është i qasshëm, por duhet ngasur me shpejtësi të ngadaltë

Rrëshqitja e dheut në autostradën "Ibrahim Rugova"

Të martën e 21 shkurtit ka pasur rrëshqitje të dheut në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shiriti emergjent dhe i djathtë i lëvizjës janë bllokuar tërësisht, ndërsa shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë.

“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë”, ka thënë Krasniqi për Portalin Dukagjini.

Rruga ku ka rrëshqitur dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ndërsa, ka bërë të ditur se Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve e ka siguruar rrugën përmes shenjave përkatëse.

“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Përmes  një postimi në Facebook, ka reaguar edhe Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka treguar se është mbyllur përkohësisht segmenti nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa ka theksuar se rruga nga Prizreni drejt Prishtinës është e lirë për qarkullim.

Durmishi ka shtuar se po punohet që të zhbllokohet segmenti rrugor dhe ka kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor,  duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika