Rrëshqitjet e dheut në Filipine lënë 15 të vdekur, tajfuni “Bavi” afrohet drejt Azisë Lindore

Tajfuni i fuqishëm “Bavi” po shkakton shqetësim në Azinë Lindore, ndërsa në Filipine të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura.

Stuhia, e cilësuar si një nga më të fuqishmet e dekadave të fundit, po lëviz përmes Oqeanit Paqësor drejt Tajvanit.

Tajfuni “Bavi” shtrihet në një hapësirë deri në 1 mijë kilometra në gjerësi, afërsisht sa gjerësia e Francës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Parashikohet që stuhia të sjellë reshje të dendura në pjesët veriore dhe lindore të Tajvanit, si dhe në disa ishuj të largët japonezë, përpara se të prekë tokën në juglindje të Kinës të shtunën.

Në disa vende të rajonit tashmë janë ndërmarrë masa për përballimin e situatës. Dhjetëra fluturime janë anuluar, shkollat kanë pezulluar mësimin, ndërsa qytetarët kanë furnizuar shtëpitë me produkte bazë nga frika e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Në ishullin Mindanao të Filipineve, familje të tëra janë varrosur gjatë natës nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Autoritetet kanë paralajmëruar se reshje mesatare deri të dendura do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës në disa zona të vendit.

Ndërkohë, autoritetet tajvaneze kanë paralajmëruar se “Bavi” mund të sjellë deri në 1 metër reshje shiu. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka bërë të ditur se rreth 29 mijë ushtarë janë vendosur në gatishmëri për të ndihmuar në operacionet e emergjencës dhe të shpëtimit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika