Rreth 1 mijë familje më pak marrin asistencë sociale në Kosovë gjatë vitit 2026

ilustrim

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë ka shënuar rënie gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Statistikat tregojnë se numri i familjeve përfituese ka rënë në mënyrë të vazhdueshme nga janari deri në qershor. Në muajin janar, ndihmë sociale kanë marrë 16.110 familje, ndërsa në qershor numri ka zbritur në 15.090 familje, ose 1.020 familje më pak.

Edhe numri i familjeve në kategorinë e parë, që përbëjnë pjesën më të madhe të përfituesve, ka shënuar rënie. Në janar kanë përfituar 12.189 familje, ndërsa në qershor ky numër ka rënë në 11.488 familje.

Rënie është regjistruar edhe te familjet e kategorisë së dytë. Sipas ASK-së, nga 3.921 familje përfituese në janar, numri ka zbritur në 3.602 në qershor.

Sipas muajve, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte:

  • Janar – 16.110 familje
  • Shkurt – 15.872 familje
  • Mars – 15.595 familje
  • Prill – 15.414 familje
  • Maj – 15.263 familje
  • Qershor – 15.090 familje

Të dhënat e ASK-së tregojnë një trend të vazhdueshëm të rënies së numrit të familjeve përfituese të ndihmës sociale gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika