Rreth 10 mijë votues më pak krahasuar me vitin 2021 deri në orën 15:00
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e sivjetshme deri në orën 15:00 ka rezultuar më e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Zëdhënsi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në këtë orë kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar. Krahasuar me zgjedhjet […]
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e sivjetshme deri në orën 15:00 ka rezultuar më e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Zëdhënsi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në këtë orë kanë votuar 28.32% e votuesve, apo 558,246 qytetarë nga 1,970,944 votues të regjistruar.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 32.32%, që përkonte me 567,934 votues. Kjo tregon një rënie prej rreth 10 mijë votuesish në krahasim me periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e mëparshme.
“Deri në orën 15 kanë votuar 28. 32 për dina po 558 mijë e 246 votues nga 1,970,944. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 kishin Votuar 32.32 për qind, apo 567 mijë e 934votues”, ka thënë Elezi.
Elezi theksoi se të dhënat më të detajuara, përfshirë rezultatet për secilën komunë dhe qendër votimi, janë të disponueshme në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së.















