Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës prej 117 mijë e 246 kërkesa sa kanë qenë në total. Shtetet që prijnë për nga numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës janë Gjermania dhe Zvicra.

Aplikimi për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, 7 mijë e 621 aplikime janë refuzuar ndërsa mbi 10 mijë janë në pritje për shqyrtim.

Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (49,102), Zvicër (23456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010).

 

Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor 2026, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

Ndërkohë, nga 99 mijë e 498 aplikime të aprovuara, 22 mijë 955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, pastaj 2 mijë e 590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73 mijë e 953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika