Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

Afro 100 nxënës janë helmuar në provincën veriore, Sar-e-Pul në Afganistan

FOTO:REL

Gati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul, në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal.

Dyshohet se helmimi ka ndodhur përgjatë fundjavës në dy shkolla.

Shtatë mësuese, një mësues dhe një mirëmbajtës i shkollës, kanë qenë në mesin e të helmuarve kanë thënë autoritetet, shkruan REL.

Gjendja shëndetësore e nxënësve është e mirë.

Disa janë përballur me lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Zyrtarët në shkolla dyshojnë se mund të jetë përdorur një substancë nëpër klasa, që ka shkaktuar astmë dhe rrjedhje hunde.

Ende askush nuk është arrestuar lidhur me incidentin.

Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, talibanët nuk kanë thënë se do t’i rihapin shkollat për vajzat.

Ende asnjë qeveri në botë nuk e ka njohur Qeverinë në krye me talibanët në Afganistan.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika