Rreth 3 kg marihuanë dhe dy vetura sekuestrohen në një operacion policor

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor gjatë të cilit janë sekuestruar rreth tre kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar më 11 gusht nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), pas dyshimeve se dy automjete me targa vendore po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.

Gjatë tentativës për ndalimin e automjeteve, të dyshuarit nuk iu janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe, sipas Policisë, kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë.

Për neutralizimin e rrezikut, zyrtarët policorë kanë përdorur armën e zjarrit si pajisje zyrtare.

Automjetet e dyshuara më pas janë ndaluar nga njësitë policore, ndërsa gjatë kontrollit në njërën prej tyre është gjetur dhe sekuestruar rreth tre kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në vazhdim të operacionit janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme.

Gjatë bastisjeve, si prova relevante për rastin, janë sekuestruar edhe 0.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete dhe dy telefona celularë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që personat e dyshuar, pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të tjera ligjore, të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika