Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e stadiumit “Liman Gega” në Malishevë mes Ministrit për Kultur Rini e Sport , Hajrulla Qeku dhe të parit të kësaj komune Ekrem Kastrati.

Vlera e këtij investimi pritet të jetë rreth 500 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari kësaj komune Ekrem Kastrati në rrjetin social facebook.

Ai është shprehur falënderues ndaj ministrit sa i përket këtij investimi.

“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete” është shprehur Kastrati në faceook.

Sa i përket fillimit të ndërtmit të stadiumit nuk është jepur një datë e caktuar se kur do të nisin punimet.