Rreth 60 policë dhanë dorëheqje sivjet, paralajmërohet përkeqësim i situatës

Rreth 60 zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga pozitat e tyre brenda këtij viti. Nga Sindikata e Policisë thonë se arsye për këtë ka qenë dëshpërimi me Ligjin e Pagave, sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor

Policia tha se do ta bëjë kontrollimin e turmave të mundshme para, gjatë dhe pas ndeshjes jo vetëm pranë stadiumit, por në gjithë qytetin.

Zyrtarët policorë të Kosovës për shkak të pakënaqësive disa protestuan e disa vendosën që të largohen krejtësisht nga ky institucion.

Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, dhjetëra pjesëtarë të këtij institucioni të sigurisë kanë dhënë dorëheqje.

“Deri më tani kemi deri diku rreth 60 dorëheqje vullnetare dhe me paralajmërime që nëse nuk lëvizet diçka në këtë drejtim mund të ketë edhe dorëheqje të tjera”, ka thënë Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë.

E, në mesin e arsyeve që çuan deri te këto dorëheqje, kryeson dëshpërimi me Ligjin e Pagave.

“Kryesisht dorëheqjet e këtij viti janë me pakënaqësi të cilat rrodhën edhe nga ligji pagave por edhe për shkak të kushteve të tjera. Sepse ne jemi një polici që nuk kemi sigurim shëndetësor dhe jetësor me vite të tëra”, ka shtuar Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë.

Shqetësuese këtë situatë nuk e sheh ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Hajrullah Ternava.

Ai thotë se dorëheqje mund të ketë edhe pas rritjes së pagave.

“Ne kemi ditë për ditë që njësitë policore po i lëshojnë polic të ndryshëm sepse është në pyetje çështja materiale dhe dikush mendon që me shkuar jashtë pasurohet. Edhe nesër nëse rritet rroga e elitarëve prapë dikush nga ta mund ta lëshojë, sepse gjithkush i këqyrë llogaritë e tija”, ka deklaruar Hajrullah Ternava – Ish-zëvendësministër i brendshëm.

Nga ata efektiv policor që protestuan para Qeverisë së Kosovës të cilët kundërshtuan propozimin e Qeverisë për shtesën për rrezikshmërinë nuk është dhënë ndonjë njoftim se dikush nga ta ka dhënë dorëheqje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika