Rreth 76% e kosovarëve thonë se Kosova nuk duhet ta krijoj Asociacionin

Një organizatë e mirënjohur për matjen e opinionit publik ka kryer një matje në raport me çështje të ndryshme me mbi një mijë të intervistuar, që kryesisht lidhen me dialogun Kosovë – Serbi specifikisht Asociacionin.

Margjina e gabimit të këtij sondazhi është 3%.

Në këtë sondazh, janë dhënë pesë deklarata me tri opsione të përgjigjeve: Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak dhe Nuk e di/refuzoj të përgjigjem.

Pyetja u shtrua se a pajtoheni me deklaratat e më poshtme:

Komuniteti serb në Kosovë i ka të drejtat e garantuara

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 77.1%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 16.5% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 6.4%

Kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica)

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 77.9%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 16.2% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 6.1%

Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (Zajednica)

Rezultatet e sondazhit

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 75.9%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 18.4% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 5.7%

Kuvendi i Kosovës, duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashihet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajedenica).

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 68.1%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 21.3% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 10.6%

Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 26.2%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 66.1% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 7.7%

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika