Rreth 787 të vdekur në Iran nga sulmet amerikano-izraelite, mes tyre 176 fëmijë

Organizata iraniane, Gjysmëhëna e Kuqe, raporton se që nga nisja e sulmeve nga SHBA dhe Izraeli të shtunën, 787 persona kanë humbur jetën në Iran.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut HRANA në SHBA bën me dije se 742 nga viktimat janë civilë, përfshirë 176 fëmijë.

Fatemeh Mohammadbeigi, anëtare e Komisionit të Shëndetësisë në Parlamentin iranian, tha të hënën se nëntë spitale janë goditur gjatë sulmeve, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për këtë veprim.

Ushtria izraelite (IDF) ka reaguar ndaj akuzave për sulmin ndaj Spitalit Gandhi në Teheran, duke thënë se “sulmi nuk ishte drejtuar ndaj spitalit”.

Ministria e Jashtme e Iranit po ashtu akuzoi të dyja vendet për goditjen e spitalit, duke e cilësuar atë si një “sulm sistematik jo vetëm ndaj forcave ushtarake, por edhe ndaj civilëve”, raporton BBC.

Gazetari Mohammad Khatibi nga BBC brenda Iranit raporton se që nga nisja e konflikteve, çdo pjesë e kryeqytetit Teheran është goditur nga sulmet amerikano-izraelite, duke përfshirë kullat e komunikimit, stacionet e transmetimit dhe Pazarin e Madh, që sipas tij është “shkatërruar totalisht”.

Për reagimin ndaj vdekjes së liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra gjatë sulmeve, Khatibi thotë se pati vetëm “grupe të vogla që festonin” dhe nuk ka pasur trazira të mëdha.

Ai ka shtuar se sulmet mbi instalacionet ushtarake dhe policore mund të nxisin grupe separatistësh dhe opozitarësh jashtë Iranit të kërkojnë protesta të ngjashme me ato të janarit, ku humbën jetën mijëra persona.

Khatibi ka theksuar se “ndryshimi i regjimit ishte gjithmonë plani” dhe se çështja bërthamore ishte “vetëm një pretekst”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika