Rreth dy orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane. Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 100 minuta teksa kolona në dalje është deri në 1000 metra, njofton […]
Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 100 minuta teksa kolona në dalje është deri në 1000 metra, njofton Dukagjini.
Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 25 minuta ndërsa në Jarinjë deri 40-50 minuta.
Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.
















