Rrezikon zyrtarët policorë teksa ik vrullshëm me veturë në Leposaviq, policët shtien me armë zjarri

Një person ka rrezikuar zyrtarët policorë teksa është larguar vrullshëm pas kontrollit të veturës së tij, në Leposaviq

Policia e Kosovës

Një person ka rrezikuar zyrtarët policorë teksa është larguar vrullshëm pas kontrollit të veturës së tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e tetë nëntorit, në Leposaviq.

Gjatë kontrollimit të veturës, policia ka hasur në 11 persona migrantë dhe teksa ata kanë zbritur nga vetura, i dyshuari (shoferi), është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia, për ta ndaluar sulmin, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti  pasi i  ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në procedurë hetimore nga të gjitha njësitet relevante.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika