Rreziku nga TikTok-u, Zebica: Shteti duhet t’i marrë vendimet e duhura

Eksperti i rrjeteve sociale, Kujtim Zebica, ka thënë se TikTok-ut duhet t’i vendosen disa barriera

Eksperti i rrjeteve sociale, Kujtim Zebica, ka thënë se aplikacioni TikTok keqpërdor në masë të madhe të dhënat e përdoruesve.

Ai në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se këtij aplikacioni duhet t’i vendosen disa barriera. Zebica u shpreh se shteti duhet të marrë vendimet e duhura sa i përket kësaj çështjeje.

“Jemi koshientë që është prej aplikacioneve më të përdorura dhe që keqpërdoret më së shumti, të dhënat personale, temat dhe mënyrat si përdoret. Duke i përcjellë trendet dhe duke qenë pjesë e marketingut online, mendoj që TikTok-ut duhet t’i vendosen disa barriera. Për arsye se shumë aspekte të mbrojtjes së të dhënave, efektet sociale e psikologjike, mendoj që e ka tejkalu atë se për çka janë rrjetet sociale. Mendoj që jemi në një fazë që duhet shumë seriozisht si shoqëri dhe si shtet të merremi dhe të marrim vendimet e duhura”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika