Rrëzohet aeroplani kinez me 132 persona në bord

Një aeroplan i tipit Boeing-737 me 133 persona, është rrëzuar në pyjet e provincës kineze Gunagxi.

Ai ishte nisur nga Kunming në orën 13:00, por nuk arriti në destinacionin e planifikuar.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit tregojnë se aeroplani ka rënë nga sinjali i radarit në jug-perëndim të Wuzhou pak para orës 14:30, me orën lokale.

Gjithashtu, sipas autoriteteve kineze thuhet se avioni ra ndjeshëm, duke humbur më shumë se 8800 metra lartësi në vetëm pak minuta.

Ilustrim

Administrata e Aviacionit Civil tha se kishte aktivizuar protokollet e emergjencës dhe dërgoi një ekip pune në vendngjarje. Transmetuesit shtetërorë thanë se ekipet e shpëtimit ishin dërguar, por nuk kishte detaje të menjëhershme për viktimat.

Në bord ishin 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Pamjet që qarkullojnë në internet dhe të publikuara nga media zyrtare shtetërore, tregojnë tymin duke dalë nga vendi në të cilin është rrëzuar aeroplani.

Ndërsa një video tjetër, tregon rrënojat e avionit me emrin “China Eastern Airline”.

Departamenti i shpëtimit nga zjarri i Wuzhou tha se, kishte dërguar 23 kamionë zjarri dhe 117 ekip të personelit në vend të ngjarjes. CCTV tha se zjarri u kontrollua brenda pak orësh.

Pamje nga vendi i aksidentit

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për të gjetur shkakun e rrëzimit, që, është fatkeqësia e parë e  madhe ajrore e vendit, që nga viti 2010.

Aeroplani është një Boeing 737-89P sipas gjurmuesve të të dhënave të fluturimit.

Boeing 737-800s janë ndër avionët më të zakonshëm të pasagjerëve në botë dhe të ndryshëm nga 737 Max, i cili u ndal në mbarë botën pas dy përplasjeve fatale në 2018 dhe 2019. Media shtetërore raportoi se China Eastern Airlines kishte pezulluar të gjithë avionët 737-800.

Faqja e saj kryesore kishte kaluar në bardhë e zi, për të cilin kishin thënë se ishte për të shënuar si ditë zie për përplasjen e aeroplanit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika