Rrëzohet aeroplani teksa tentonte të shuante zjarret në Greqi, humbin jetën dy pilotë

Dy pilotë kanë humbur jetën në bord të aeroplanit në Greqi i cili u përplas në tokë duke tentuar të shuante zjarret me të cilat Greqia po përballet për të shtatën ditë me radhë, si shkak i temperaturave të larta

FOTO: tncb.ecowas

Dy pilotë humbën jetën pasi ishin në bordin e aeroplanit i cili është përplasur në tokë duke tentuar të shuante zjarrin në Greqi, teksa mijëra njerëz janë larguar nga Rodosi dhe Korfuzi mes flakëve që po shkatërrojnë vendin.

Siç raporton BBC, aksidenti ndodhi mbi qytetin e Karystos në ishullin Evia pranë Athinës.

“Një aeroplan grek Canadair me të paktën dy persona në bord u rrëzua pranë Platanisto,” një fshat në Evia, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Yannis Artopios nga agjencia e lajmeve AFP.

Ministria e Mbrojtjes së Greqisë ka shpallur tre ditë zie në forcat e armatosura për pilotët që humbën jetën duke shuar zjarret mbi Evia.

Ndryshe, Greqia vazhdon përpjekjet për të kontrolluar zjarret në ishullin Rodos, për të shtatën ditë me radhë.

Rreth 20 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos ditëve të fundit, pasi zjarret që nisën një javë më parë, u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit.

Greqia përfshihet shpesh nga zjarret, sidomos gjatë verës, por ndryshimet klimatike kanë shkaktuar sivjet valë më ekstreme të të nxehtit në të gjithë Evropën jugore.

Qindra zjarrfikës, me përforcime nga Turqia dhe Sllovakia, janë duke luftuar me flakët pranë fshatrave Genadi dhe Vati në juglindje të Rodosit.

Zjarret shpërthyen edhe në ishullin e Korfuzit, në pjesën perëndimore të Greqisë dhe në ishullin Evia, pranë kryeqytetit të Athinës.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika