Rrëzohet një avion stërvitor ushtarak turk, dy ushtarë të vdekur
Një aeroplan trajnimi ushtarak turk u rrëzua të martën në provincën qendrore të Kayseri, duke vrarë dy ushtarë. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shtuar se avioni SF-260 D u ngrit nga një bazë ajrore në Kayseri, me dy pilotë në bord për ushtrime stërvitore dhe u rrëzua për një arsye të […]
Një aeroplan trajnimi ushtarak turk u rrëzua të martën në provincën qendrore të Kayseri, duke vrarë dy ushtarë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka shtuar se avioni SF-260 D u ngrit nga një bazë ajrore në Kayseri, me dy pilotë në bord për ushtrime stërvitore dhe u rrëzua për një arsye të panjohur.
Sipas njoftimit të Ministrisë, ekipet e urgjencës u dërguan në vendin e rrëzimit dhe zbuluan se të dy pilotët u vranë në përplasje.
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 4, 2024















