Një helikopter është rrëzuar dje(e enjte) në lumin Hudson në Nju Jork, pranë autostradës West Side dhe rrugës Spring Street, njoftoi Departamenti i Policisë së qytetit. Ngjarja ndodhi në afërsi të Pier 40 dhe tunelit Holland, një zonë e frekuentuar e qytetit.

Sipas raportimeve fillestare nga CBS News, në bord ndodheshin gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë.

Raportohet se të gjithë personat që ishin në helikopter kanë vdekur.

Mediat e huaja raportojnë se helikopteri u zhyt pjesërisht në ujë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje.

Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut njoftoi se njësitë e reagimit detar dhe tokësor janë angazhuar në operacionin e shpëtimit. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në zhvillim.