Rrëzohet pisha 400-vjeçare në Divjakë

Është rrëzuar pisha më e vjetër në Parkun Kombëtar të Divjakës, qytet në qarkun e Fierit të Shqipërisë. Tashmë qarku i Fierit ka një monument natyre më pak.

Kjo pishë e vjetër dhe gjiagande e cila ndodhej në brendësi të parkut Kombëtar, kishte një gjatësi prej 40 metrash, me diameter 2 metra dhe perimeter 6 metra.

Pisha e vjetër kishte mbijetuar për një kohë të gjatë, pasi rrënjët e saj ishin të thella dhe të shëndetshme.

Pisha më e vjetër, Parku Kombëtar në Divjakë

Elton Daka, specialisti i Administratës të Zonave të Mbrojtura ka thënë se, pisha e madhe ka qenë një nga atraksionet më të vizituara nga shumë turistë vendas dhe të huaj.

“Ishte pisha e madhe, pisha më e vjetër në park, një nga atraksionet për shumë vizitorë, e që kishin dëshirë të madhe ta vizitonin, edhe pse me një distancë prej 2 km nga rruga kryesore, por prapë, historia mosha e saj, e veçanta që ajo kishte i bënte vizitorët ta vizitonin thuajse për çdo ditë”, ka thënë Daka.

Edhe pse një studim plotësisht i saktë nuk ekziston, specialisti ka treguar për vjetërsinë e pishës.

“Të dhënat që kemi thonë se është pishë e moshës 400- 410 vjeç, por një studim i mirëfilltë nuk ekziston”, është shprehur specialisti në fjalë.

Në vitin 1997 kjo pishë ishte dëmtuar nga vënia e një dinamiti, por, që I kishte rezistuar falë rrënjeve të fuqishme që kishte.

Edhe në vitin 2003 ajo u përfshi nga zjarri, duke pësuar dëmtime të rënda por, që nga intervenimi i shpejtë nga banorët u mundësua mosdëmtimi i kësaj pishe gjigande.

Divjakë, Parku Kombëtar

Divjaka në vitin 2018, gjithashtu, ishte goditur nga stuhi të forta ere, gjë që kishte rrezikuar kalimin e automjeteve në rrugë për shkak të rënies së pishave të vjetëra. Ndërsa, pisha më e vjetër u kishte shpëtuar stuhive dhe erërave të forta deri më sot.

Tani, që nga rrëzimi i saj janë akoma vetëm tabelat orientuese të vendosura nga specialistët, që tregojnë ish-vendndodhjen e saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika