Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për migrantë nga 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave për emigrantët nga 75 vende të botës, në mesin e të cilave ishin edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Gjyqtarja e Gjykatës Federale për Distriktin jugor të New Yorkut, cila ka marrë vendimin, Jeannette Vargas, e ka cilësuar vendimin “në kundërshtim me ligjin” dhe tha se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

Ky vendim që pati hyrë në fuqi në janar, pezullonte shqyrtimin e vizave për migrantë për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre Afganistani, Brazili, Egjipti, Irani, Iraku, Nigeria, Somalia, Tajlanda dhe Jemeni, shkruan Le Monde

Në atë kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte deklaruar se masa synonte të garantonte që emigrantët nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë të mos abuzonin me skemat e ndihmës sociale në SHBA apo të bëheshin barrë për shtetin.

Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente dhe që atëherë ka ndërmarrë një sërë masash për përshpejtimin e dëbimeve dhe reduktimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Shtetet të cilat prekeshin nga vendimi janë: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizën, Butanin, Bosnjë e Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrean, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grinlandën, Guatemalën, Guinean, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgizinë, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Lucinë, Shën Vincentin dhe Gernadinën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Urugain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika