“Rri bre se s’dinë ti”, “Ti dinë me fol veç me tifozët”: Kalon në personale debati mes Statovcit dhe Lecit

Debat i ashpër është zhvilluar mes panelistëve të rregullt të emisionit 'Dueli Sportiv' në TV Dukagjini, Liridon Leci dhe Faruk Statovci

Ata nuk u pajtuan assesi me njëri-tjetrin, teksa debati mes tyre kaloi edhe në personale.

Leci e akuzoi Statovcin se nuk po thotë asgjë rreth bojkotit të ‘Intelektualëve’ në ndeshjet e Dritës.

“Ti s’po thu kurgjo hiq. Kanë lëshuar shumë lojtarë gabimisht. Ti po i rritë katër vjet edhe po i largon, edhe po i thu presidentit nuk mundet të luajë sepse ka probleme shëndetësore. Kurrë s’dinë ma mirë se unë për Dritën. Rri bre se s’dinë ti. Pije pak ujë, kthjellu,” tha ai.

Por, edhe Statovci kishte një kundërpërgjigje.

”Nuk mundesh me thënë gabimisht. Nuk janë përshtatur aty, janë përshtatur në një klub tjetër. Ti dinë me fol veç me tifozët dhe me iu thonë dilni bërtitni. Jo kur të largohet Valon Zymberi, duhet të largohet edhe kryetari, sepse kush e ka pruar Valon Zymberin aty,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika