Babë e bir janë përfshirë në një përleshje fizike në Rahovec për çka edhe janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 2 janar teksa të njëjtit dyshohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë përleshjes, njofton Dukagjini.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.