Rrihen mes vete me mjete të forta, arrestohen katër persona në Gjilan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona në Drobesh të Vitisë të dyshuar për vrasje në tentativë. Kjo pasi mes vete janë rrahur duke përdorur mjete të forta si vegla pune dhe thikë. Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. “VRASJE NË TENTATIVË. […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona në Drobesh të Vitisë të dyshuar për vrasje në tentativë.
Kjo pasi mes vete janë rrahur duke përdorur mjete të forta si vegla pune dhe thikë.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“VRASJE NË TENTATIVË. Fsh. Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.















