Rriten pagat e punëtorëve të KEK-ut, anulohet protesta e paraparë për nesër
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se që nga një janari punëtorëve të këtij dikasteri do t’u rriten pagat për 70 euro. Po ashtu, sipas kësaj sindikate është miratuar edhe një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, derisa kanë shtuar se megjithatë kërkesat e tyre nuk janë përmbushur në tërësi. Si rezultat është […]
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se që nga një janari punëtorëve të këtij dikasteri do t’u rriten pagat për 70 euro.
Po ashtu, sipas kësaj sindikate është miratuar edhe një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, derisa kanë shtuar se megjithatë kërkesat e tyre nuk janë përmbushur në tërësi.
Si rezultat është anuluar protesta e parashikuar për datën 28 dhjetor të këtij viti.
“Bordi ka miratuar një bonus prej 300 eurosh neto për fundvit, si dhe një rritje të pagave prej 70 eurosh që do të nisë nga janari. Në kuptimin tonë, megjithatë, kjo nuk përmbush plotësisht pritjet tona. Mirëpo, rezultat i këtij realizimi të pjesërishëm protesta e paraparë për datën 28.12.2023, me vendim të Kryesisë anulohet”, thuhet në njoftim.















