Rriten pensionet dhe paga minimale në Shqipëri, përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë

Rritja e pensioneve dhe e pagës minimale janë dy vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Shqipëri. 678 mijë pensionistë do të përfitojnë nga paketa e dytë sociale për të përballuar rritjen e çmimeve, ndërsa 200 mijë persona të punësuar do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale prej 34 mijë lekë

Ilustrim

Rreth 700 mijë pensionistë do të përfitojnë nga rritja e pensioneve në Shqipëri, ndërsa 200 mijë të punësuar pagën minimale do ta kenë 34 mijë lekë, me vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimet janë miratuar të mërkurën e 14 shtatorit nga Qeveria, rritja e pensioneve parashikon indeksimin në masën 6%, që do të fillojë së zbatuari nga pensioni i muajit shtator.

Ndërkaq, ministrja e Financave dhe Ekonimisë, Delina Ibrahimaj, ka thënë se vendimi i miratuar do të zbatohet që nga ky muaj, duke shtuar se 678 pensionistë do të jenë përfitues të rritjes se pensioneve.

“Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve. Me këtë indeksim të dytë prej 6%, ne e çojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5 për qind. Nga ky vendim përfitojnë rreth 678 mijë pensionistë, të cilët nga pensioni që do të marrin në tetor, pra ky vendim hynë në efekt që në pensionin e muajit shtator, do të kenë një rritje prej 9.5%”, ka theksuar Ibrahimaj.

Ndërsa, vendim tjetër i miratuar në mbledhjen Këshillit të Ministrave është edhe rritja e pagës minimale në 2 mijë lekë, një tjetër masë e marrë në paketën e dytë antikrizë, njofton topchannel.

“Me vendimin e sotëm paga minimale do të hyjë në fuqi në nivelin 34 mijë lekë. Mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë nga ky vendim”, ka shtuar minstrja Ibrahimaj.

Me rritjen e pagës minimale dhe pensioneve janë rreth 900 mijë qytetarë të cilët do të përfitojnë. Këto janë masa të ndërmarra në paketën e dytë sociale, për ta përballuar rritjen e çmimeve që i ka goditur jo pak familjet shqiptare, veçanërisht, ato me të ardhura të ulëta.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika