Rriten rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ndër faktorët xhelozia

Zyrtarë të Policisë së Kosovës në raportimin në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, kanë thënë se në vitin 2022 janë raportuar 2 mijë e 768 mijë raste të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale

Foto: KP

Në Kosovë vetëm në vitin 2022 janë raportuar 2 mijë e 768 mijë raste të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.

Kjo u bë e ditur të mërkurën nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, në raportimin në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Majori në Policinë e Kosovës, Ramadan Ahmeti, ka thënë se ka rritje rapide të dhunës në familje, sidomos nga viti 2017 e tutje.

“Nga viti 2010 kur kemi pasur 944 raste, deri në vitin 2017 kanë qenë 1269 raste. Pastaj prej vitit 2017 e tutje, rastet janë rritur në mënyrë rapide në raportim dhe trajtim të lëndëve tona të policisë. Vetëm vitin e fundit kemi pasur 2768 raste, përqindja ka shkuar duke u rritur prej vitit 2017 për rastet e dhunës të paraqitura në polici”, ka thënë Ahmeti.

Duke paraqitur statistika për vitin e kaluar se në cilën moshë ndodh më shumë dhuna në familje dhe ndaj grave, ai ka thënë se të njëjtat paraqiten më shumë në moshën 20 deri 30 vjeç.

“Te mosha, statistikat për vitin e kaluar për rastet e dhunës në familje tregojnë se nga mosha 20-30 vjeçar i kemi 757 raste, ndërsa 30-40 janë 703 raste, kurse nga mosha 40-50 vjeç janë 548 raste. D.m.th. kjo është se nga mosha 20-50 vjeç janë rastet më të shumta që shkaktohen prej personave të kësaj moshe”, ka thënë Ramadan Ahmeti.

Ahmeti ka treguar edhe për faktorët që po sjellin dhunën në familje dhe ndaj grave, ku tha se xhelozia dhe marrëdhëniet e çrregulluara në familje janë ndër arsyet kryesore.

“Faktorët që ndikojnë janë kryesisht shumë, por ne si polici nuk e kemi kapacitetin për të hulumtuar në aspektin social, trajtimin të tjera, por ne evidentojmë të dhëna, kemi pa se ne kemi të obligueshme për të marrë të dhëna se cilët janë shkaktarët për këtë dhunë në familje. Në numrin total të rasteve, 131 raste është evidentuar se dhuna është shkaktuar në bazë të traditave të vjetra, ndërsa 351 raste janë për shkak të pushtetit, që unë dua me qenë ai që vendosi që ai vendosi. Pastaj është xhelozia 437 raste, kushtet sociale 146 raste, marrëdhëniet e çrregulluara në familje 672 raste që janë më së shumti. Mirëpo, këto sigurisht duan edhe analizë më të thuktë të kompetentëve të fushës sociale”, ka theksuar majori në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se të gjitha hallkat institucionale kanë dështuar në dhunën në familje, derisa shtoi se nevojitet theksim më i madh i rolit të institucioneve edukative arsimore.

“Ajo çka mund të përmendim patjetër është roli i institucioneve edukative arsimore sa i përket çështjes së dhunës në përgjithësi dhe asaj në baza gjinore në gjitha format e manifestimit të saj në veçanti. Megjithatë, fatkeqësisht nga ajo çka kemi parë në praktik te rastet, sidomos ato që kanë përfunduar me fatalitet, apo vrasjen e grave, kemi pasur dështim të hallkave institucionale për të realizuar misionit për të cilin thirren, mbrojtjen e jetës së grave”, ka thënë deputetja Fejza.

Edhe anëtarët të tjerë të komisionit ngritën si shqetësim rastet e shumta të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, derisa kërkuan nga Policia e Kosovës strategji konkrete për të adresuar këtë fenomen negativ në vend. KP

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika