Rriten rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë

Sipas Sindikatës së Policisë së Kosovës, në përgjithësi raste te sulmeve ndaj policëve po rriten

Policia e Kosovës

Gjashtë raste të kanosjes e sulmeve ndaj policëve janë raportuar vetëm gjatë dy ditëve të fundit. Kjo po vlerësohet dukuri shqetësuese nga sindikata e Policisë së Kosovës. Fajtorë, sipas tyre janë institucionet e drejtësisë që personat e dyshuar po i lirojnë në procedurë të rregullt.

Janë ata pa të cilët vështirë se mund të mbahet rendi publik.

Por Policisë së Kosovës duket se problem po iu del gjatë orarit të punës.

Vetëm të dielën e të hënën, janë raportuar gjashtë raste të kanosjes dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Sindikatës së Policisë së Kosovës, në përgjithësi raste te sulmeve ndaj policëve po rriten.

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës, fajtorë po i lë institucionet tjera të drejtësisë që thotë se po i lirojnë në procedurë të rregullt sulmuesit.

“ I vetmi gabim është të organet e drejtësisë. Preventiva e vetmë për parandalimin e personave zyrtarë policorë është që personat e dyshuar të mos lirohen por të veprojnë ashtu siç e parasheh ligji. Kemi rastin e fundit ku përveç që i ka sulmua katër zyrtarë policorë i dyshuari është liruar dhe pas lirimit i njëjti i dyshuar ka kanos zyrtarin policor”, ka thënë Imer Zeqiri, Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Se kjo ka filluar të bëhet dukuri e zakonshme e thonë edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Prokuroria dhe Gjykata duhen të kenë më shumë prioritet për këto raste sepse vetëm pas dënimit qytetarët do të kenë dijeni se s’mundë ti kanosin zyrtarët policorë. Vetë institucionet që krenohen më Policinë e  Kosovës duhet të bëjnë më shumë për Policinë dhe është turp për shtetin e Kosovës që vepron më një polici që s’ka sigurim shëndetësorë”, ka thënë Plator Avdiu, nga QKSS.

Më rëndë situatën e kanë pasur policët në veri të Kosovës.

Ata në dy javët e fundit janë sulmuar disa herë me armë zjarri për shkak të tensioneve në atë pjesë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika