Rriten shifrat me Covid në Kosovë: 49 raste pozitive në 24 orët e fundit

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 49 raste të reja të infektimit me Covid-19. Gjithashtu, IKSHPK ka bërë të ditur se të hospitalizuar nga pandemia janë gjithsej 11 persona

Ilustrim

Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Si rrjedhojë, edhe rastet ditore të paraqitura nga institucionet shëndetësore kosovare janë duke shënuar rritje.

Veç të mërkurën në vend janë paraqitur 49 raste të reja me koronavirus nga 225 testime të bëra.

Numri i rasteve aktive në Kosovë si pasojë e Covidit ka shkuar në 236.

Raporti bën të ditur se janë shëruar 15 persona.

Nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 3211 persona. Të konfirmuar në total janë regjistruar 269 mijë e 661 raste.

Ndërkohë, të martën janë hospitalizuar 11 persona në spitalet kosovare si pasojë e Covidit.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika