Rritet 100 për qind tatimi në pronë, qytetarët e cilësojnë të papërballueshme

Ngritja e çmimit të tatimit në pronë në 100 për qind po konsiderohet të jetë e papërballueshme për qytetarët. Këtë shtrenjtim, deri tash e kanë konfirmuar Komuna e Prishtinës, zyrtarë të cilës kanë thënë se vlerësimi i faturave është bërë nga Ministria e Financave

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Deri para këtij janari, Njazi Tafilaj nga Prishtina  për 72 metra katrorë të banesës së tij,  kishte paguar 33 euro, por nga ky muaj ai u befasua me faturën e njëjtë.

Tatimi në pronë në Kosovë është rritur 100 për qind pa asnjë paralajmërim e diskutim publik.

“Për meter katrorë po u pagujke, 0.15%, dhe për banesen temë hera tjera kom pagu 33 euro,  tash me ra mi pagu 72 euro”, ka deklaruar Nijazi Tafilaj, banor.

Njëjtë ndodhi edhe me faturën e Sahit Muçollit.

“Shumë është  e paprballushme është, unë kom pagu 50 euro ma herët për pronen  time, tash 100 euro, kjo është shumë”, ka deklaruar Sahit Muçolli, banor.

Faturën me ngritje e morri edhe profesori universitar,  Ujkan Bajra.

Në gjendjen aktuale çfarë është Kosova, ekonomisti thotë se kjo vetëm do të thellojë krizën e varfërinë e qytetarëve.

“Rritja e cila ka ndodhur për vlerësimet tatimore për vitin 2023 janë jashtëzakonisht të larta, janë mbi 100% e vlerës krahasuar me atë të vitit paraprak 2022. Aq sa e pash ndryshime ka pasur në bazën, në vlerën e të gjitha njësive që hyjnë edhe pronar rezidenciale dhe parcelat e tokave, po flas për komunën e Prishtinës. Kështu që e vërejta edhe unë që ka një rritje jashtëzakonisht të lartë, se sa është e përballueshme për qytetarët marrë parasysh shkallën e lartë të inflacionit dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve, kjo rritje e normës për bazën tatimore që me këtë rritet edhe tatimi, është shumë e lartë dhe e papërballueshme”, ka thënë profesori Ujkan Bajra, profesor.

E derisa qytetarët ankohen për këtë rritje, pushteti lokal e ai qendror, faji ia hedhin njëra tjetrës.

Komuna e Prishtinës  dhe ajo e Pejës,  për RTV Dukagjinin kanë thënë e vlerësimi është bërë nga Ministria e Financave.

“Është kompetencë e ministrisë së financave më bë vlersimin e pronave. Komuna e Prishtinës nuk e ka leviz normen e pronave por rivlersimi i pronave që është  bërë vitin e kaluar nga MInistria e Financave,  vlera është ngritur”, ka deklaruar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

“ Është e pavertet, është e quditshme se si Ministri del e thotë të paverteta. Lexojeni ligjin e tatimit në pronë, ku e sqaron shumë mirë se kush e bënë vlersimin e vlerave për meterr katror dhe këtë e bënë ministria e Financave”, Jeton Abazaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa, në Pejë.

Por, Ministria e Financave është arsyetuar duke thënë se për procesin vetëm janë asistuar komunat.

Ministri Hekuran Murati nuk ka dhënë asnjë indikacion se ky vendim do të pezullohet ashtu siç kanë kërkuar qytetarët dhe partitë opozitare.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika