Rritet fluksi në kufi, deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Me fillimin e ardhjeve të mërgimtarëve për pushimet verore, fluksi në pikat kufitare të Kosovës ka nisur të rritet, veçanërisht në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën pasdite në këtë pikë po raportohet pritje prej 30 deri në 40 minuta për hyrje […]
Me fillimin e ardhjeve të mërgimtarëve për pushimet verore, fluksi në pikat kufitare të Kosovës ka nisur të rritet, veçanërisht në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën pasdite në këtë pikë po raportohet pritje prej 30 deri në 40 minuta për hyrje në Kosovë.
Ndërkohë, dalja nga vendi përmes kësaj pike është më e lehtë, me pritje nga 5 deri në 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare, situata është dukshëm më e qetë. Në Merdar, pritjet janë minimale – vetëm 3 deri në 5 minuta si për hyrje, ashtu edhe për dalje.
















