Gjatë këtyre ditëve kurdët sirianë kanë dalur në rrugët e qytetit të Qamishlit, në veriun e  Sirisë, përgjatë kufirit të tij me Turqinë.

Arsyeja e kurdëve sirianë është frika nga Ankaraja, e cila tashmë ka pushtuar shumë zona me shumicë kurde në veri të Sirisë, mund të nisë një tjetër operacion ushtarak tokësor në zonë.

Të premten e 25 nëntorit, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, iu referua sërish krijimit të një ‘zone të sigurt’ në veri të Sirisë, që do të nënkuptonte shtrirjen e pushtimit të Ankarasë në më shumë zona.

Tensionet mes dy vendeve janë duke u rritur pasi Turqia ka filluar një valë sulmesh ajrore kundër pozicioneve kurde në Siri javën e kaluar, raporton euronews.

Ankaraja ka ndërmarrë aksionin në përgjigje të një sulmi në Stamboll që ka vrarë gjashtë persona, me Turqinë që mban përgjegjës grupe të ndryshme kurde.