Rritet në 11 numri i të vdekurve nga përplasja me makinë në festivalin e Vankuverit
Numri i viktimave nga sulmi me makinë në festivalin e Ditës Lapu Lapu në Vankuver është rritur në 11. Sipas policisë, mes të vdekurve janë burra, gra dhe të rinj, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej. Policia […]
Numri i viktimave nga sulmi me makinë në festivalin e Ditës Lapu Lapu në Vankuver është rritur në 11.
Sipas policisë, mes të vdekurve janë burra, gra dhe të rinj, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej. Policia njofton se para festivalit nuk kishte asnjë shenjë që kërkonte masa shtesë sigurie, pasi ngjarja familjare konsiderohej me “nivel të ulët kërcënimi”.
I dyshuari, një 30-vjeçar i njohur për policinë dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor për probleme të shëndetit mendor, është arrestuar. Hetimet për motivin e mundshëm janë ende në vazhdim.
Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë, Steve Rai, tha se vitin e kaluar festivali kishte kaluar pa probleme dhe se as këtë vit nuk kishte pasur ndonjë kërcënim të njohur ndaj ngjarjes apo komunitetit filipinas.
Sipas tij, pas konsultimeve me qytetin dhe organizatorët, ishte vendosur të mos vendoseshin barriera të rënda dhe forca shtesë policore, pasi nuk kishte asnjë shenjë që do të kërkonte një nivel më të lartë sigurie.















