Rritet në 17 numri i viktimave nga tërmeti në jug të Japonisë

Të mbijetuarit e tërmetit me magnitudë 7.1 që goditi jugun e Japonisë po përballen me mungesë uji, energjie elektrike dhe temperatura përvëluese, ndërsa numri i viktimave është rritur në të paktën 17 persona.

Tërmeti goditi prefekturën Kumamoto dhe shkaktoi dëme të mëdha në qytetin e vogël Yatsushiro, ku shumë shtëpi u rrëzuan dhe rrugët u çanë nga lëkundjet e forta, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Zyrtari lokal Akio Matsushita, i cili po ndihmon në drejtimin e operacioneve të ndihmës, tha se shqetësimi më i madh aktual nuk janë vetëm dëmet e dukshme, por pasojat e mungesës së ujit dhe energjisë në kulmin e vapës së verës.

“Për shkak të vapës së verës, mungesa e ujit është veçanërisht e vështirë”, deklaroi ai nga ndërtesa e komunës së Yatsushiros.

Sipas autoriteteve, shumë prej rreth 58 mijë familjeve të qytetit mbeten ende pa furnizim me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, dy ditë pas tërmetit. Matsushita tha se nuk dihet nëse riparimi i tubacioneve të dëmtuara të ujësjellësit do të zgjasë ditë, javë apo muaj.

Për shkak se tualetet e ndërtesës së komunës dolën jashtë funksionit, autoritetet kanë vendosur tualete emergjente mbi pusetat e kanalizimit jashtë ndërtesës, në temperatura rreth 35 gradë Celsius dhe lagështi shumë të lartë.

Qeveria e prefekturës Kumamoto njoftoi se shumica e viktimave u regjistruan në fabrikën e letrës të kompanisë Nippon Paper Industries, e cila pësoi dëme të mëdha strukturore, si dhe në një qendër tregtare të kompanisë Aeon, ku dyshohet se ndodhi një shpërthim gazi. Autoritetet raportuan gjithashtu se gjashtë persona të tjerë ndodhen në arrest kardiopulmonar.

Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, autoritetet japoneze kanë paralajmëruar për rrezik të lartë nga goditjet e të nxehtit, pasi temperaturat pritet të afrohen me 40 gradë Celsius gjatë fundjavës.

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë (SDF) kanë nisur vendosjen e rreth 300 njësive të kondicionimit në qendrat e evakuimit dhe në objekte të tjera kyçe në zonën e Kumamotos, për të ndihmuar të evakuuarit dhe ekipet e emergjencës që po punojnë në kushte ekstreme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika