Rritet në 38 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë javë prefekturën jugperëndimore Kumamoto të Japonisë është rritur në 38, ndërsa mijëra persona vazhdojnë të qëndrojnë në qendrat e evakuimit, raportoi të dielën media shtetërore.

Autoritetet thanë se kanë konfirmuar vdekjen e 36 personave, ndërsa dy vdekje të tjera janë ende duke u hetuar për të përcaktuar nëse janë shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7,1 që goditi të martën, raportoi transmetuesi publik NHK.

Më shumë se 9.200 persona vazhdojnë të strehohen në 210 qendra evakuimi, ndërsa mbi 3.400 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm mungon në më shumë se 69.000 banesa dhe biznese në Kumamoto.

Edhe institucionet shëndetësore të goditura nga tërmeti po punojnë për rikthimin në funksion.

Zyrtarët thanë se rreth 30 persona me simptoma të dyshuara të goditjes nga të nxehtit u dërguan në spital të shtunën, ndërsa temperaturat në disa pjesë të Kumamotos arritën mbi 37 gradë Celsius.

Autoritetet paralajmëruan se shkalla e plotë e dëmeve ende nuk është përcaktuar dhe se numri i ndërtesave të dëmtuara mund të rritet ndjeshëm me vazhdimin e inspektimeve.

Qeveria e prefekturës njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit përfunduan të shtunën në një qendër tregtare Aeon, ku shtatë punëtorë humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën nga një shpërthim që ndodhi pak pas tërmetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika