Rritet numri i punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë, por edhe në Gjermani

Sipas disa të dhënave që ka publikuar Instituti GAP numri i kosovarëve që punojnë ndërtimtari është rritur në Kosovë viteve të fundit. Por trend i njëjtë është edhe me kosovarët në Gjermani, të cilët zgjedhin sektorin e ndërtimtarisë në këtë vend të Evropës për të punuar.

Jo rrallë herë punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë përballen me aksidente në vendin e punës.

Megjithatë, kosovarët ndërtimtarinë e kanë goxha opsion të preferuar për të punuar.

Sipas një grafikoni që ka publikuar një Instituti GAP del që numri i kosovarëve që punojnë në këtë sektor në Kosovë është rritur vitet e fundit.

Nga afro 40 mijë sa ishin në vitin 2021, deri në qershor të 2023-ës, numri i tyre ka shkuar në afro 47 mijë.

Por, jo vetëm në Kosovë.

Numri i kosovarëve që punojnë ndërtimtari është rritur edhe në Gjermani.

Nga rreth 23 mijë në 2019-ën, tash kjo shifër është më e lartë për10 mijë punëtorë më shumë, që në total janë afro 33 mijë.

Këtë fluks të kosovarëve për të shkuar në Gjermani, e për të punuar ndërtimtari, e shpjegon sociologia Bukurie Rrustemi.

“Mund të konsideroj që arsye kryesore mund të jetë, mos siguria për fëmijët e tyre dhe familjet e tyre, për një sistem më të mirë të shoqërisë se tyre, sistem të arsimit me të mirë për fëmijët e tyre, sistem më të mire të shëndetësisë, me pensione dinjitoze”, ka deklaruar Bukurie Rrustemi, Sociologe 

Por, a rrezikon sektori i ndërtimtarisë që të mbes pa punëtorë, tregon drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqit.

Momentalisht në Kosovë, një ditë pune e punëtorit të ndërtimtarisë paguhet mes 30 dhe 50 euro, Skënder Krasniqi, Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika