Rritet numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza shkon në 4 mijë e 137 persona
Numri i të vdekurve në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit është rritur në 4 mijë e 137 persona, kanë thënë sot zyrtarët të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar. Numri i të plagosurve është rritur në 13 mijë e 300 persona ka thënë zëdhënësi i ministrisë Ashraf Qudra në një […]
Numri i të vdekurve në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit është rritur në 4 mijë e 137 persona, kanë thënë sot zyrtarët të Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Numri i të plagosurve është rritur në 13 mijë e 300 persona ka thënë zëdhënësi i ministrisë Ashraf Qudra në një konferencë për shtyp, duke shtuar se mbi 1.000 të tjerë janë të zhdukur.
Të paktën 16 të krishterë palestinezë gjenden në mesin e atyre që u vranë në sulmet e drejtpërdrejta izraelite në një kishë ortodokse greke të enjten në mbrëmje në qytetin e Gazës.
“Shtatë spitale në Rripin e Gazës janë plotësisht jashtë shërbimit për shkak të sulmeve izraelite”, tha Qudra.
Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm shumëdimensional që përfshiu një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë.
Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës, së bashku me shtimin e bastisjeve dhe arrestimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 1 mijë e 400 njerëz në Izrael kanë vdekur në konflikt, raporton Anadolu, përcjell Dukagjini.















