Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë në qershor të këtij viti. Foto: AP

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në veri të Kinës, është rritur në të paktën 21, thanë autoritetet më 13 gusht.

Edhe gjashtë persona konsiderohen ende të zhdukur, raportoi byroja për emergjenca e Kinës.

Reshjet e shiut në fshatin malor të Veizipingut, në provincën Shanxi, shkaktuan rrëshqitje të mëdha të dheut të premten, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe ura

Radioja shtetërore më herët raportoi se në këtë zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Qindra ushtarë dhe zjarrfikës janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Javëve të fundit, Kina është përballur me vërshim vdekjeprurëse, përderisa dhjetëra persona kanë vdekur gjatë stuhive që kanë goditur pjesën veriore të shtetit. /REL

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika