Rritet përdorimi i injeksionit të drogës, mbi 13 milionë njerëz në vitin 2021

Raporti i OKB-së ka zbuluar se përdorimi i drogës në nivel global ka shënuar një rritje alarmante, ku numri i njerëzve që injektojnë drogë ka arritur në 13.2 milionë njerëz në vitin 2021

Fotografi ilustruese

Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për përdorimin e drogës në nivel global ka nxjerrë në pah një zhvillim alarmant – më shumë njerëz po injektojnë droga ilegale sesa është menduar paraprakisht.

Sipas raportit, në vitin 2021 rreth 13.2 milionë njerëz kanë injektuar droga, një shifër 18 për qind më e lartë sesa pritej.

Zyra e OKB-së për Droga dhe Krim, e cila ka bazën në Vjenë, ka treguar se substancat sintetike si fentanili dhe metamfetamina dominuan tregun e drogës ilegale.

Në përgjithësi, numri i përdoruesve të drogës në botë ka rritur për 23 për qind, ndërsa shifrën e çrregullimeve të lidhura pas përdorimit të drogës është rritur për 45% brenda një dekade, duke arritur në 40 milionë njerëz.

Raporti ka theksuar se njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, ata me kushte socio-ekonomike të dobëta dhe të rinjtë janë më të prekshmit nga përdorimi i drogës.

Evropa Lindore dhe Amerika Veriore janë identifikuar si rajone me shanset më të mëdha për injektim droge, krahasuar me Lindjen dhe Azinë Juglindore.

Gjithashtu, sipas gjetjeve të raportit, burrat kanë pesë herë më shumë mundësi të injektojnë droga dhe t’i inkurajojnë partneret e tyre që t’i ndjekin ato metoda, raporton BBC.

Trajtimi i këtij problemi mbetet sfidë, pasi vetëm një në pesë persona kanë qasje të lehtë në trajtimin e përdorimit të drogës.

Këto të dhëna shqetësuese theksojnë rëndësinë e ndërmarrjes së masave efektive për të luftuar këtë rritje të shqetësuese të përdorimit të drogës në nivel global.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika