Rritja e çmimeve lë në gjendje të keqe varrezat në Krushë të Vogël

Rritja e çmimeve ka bërë që kompanitë që kanë qenë duke punuar në ndërtimin e memorialit të masakrës së Krushës së Vogël, e rregullimin e varrezave të ndërprenë punimet. Teksa banorët e këtij fshati janë shprehur të zhgënjyer me këtë, kanë fajësuar institucionet për mos seriozitet, për të ruajtur dëshmitë e krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës. Nga komuna e Prizrenit kanë thënë se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje

Varrezat në Krushë të Vogël

Në këtë gjendje ka mbetur tash e disa muaj, ndërtimi i memorialit në vendin ku u vranë mbi 100 burra të fshatit Krushë e Vogël. Në gjysmë punimet kanë mbetur edhe tek varrezat e martirëve në këtë fshat. Kjo sipas përfaqësuesve të kompanisë është si shkak i rritjes së çmimeve.

Nga kompania e cila ka qenë duke punuar këto varreza, ka thënë se çmimet e produkteve që janë paraparë të përdoren, janë rritur për 60% dhe se kjo ka qenë e papërballueshme nga ta.

Bajram Zulfiu, i cili i mbijetoj masakrës së 26 marsit të vitit 1999, thotë se ndihet keq kur sheh gjendjen e këtij vendi, që sipas tij meriton të trajtohet më mirë.

Bajram Zulfiu, i mbijetuar i masakrës ka thënë se “Po m’vijka shumë diçka rond për mua, sepse këtu edhe unë kam qenë vetë… Po punohet shkel e shko në këtë vend, këtë vend nuk vijojnë me pa edhe institucionet e komunës së Prizrenit, e kqyrin vetën interesat e veta, kurse banorët e fshatit tonë nuk i kqyrë askush”.

Bajram Zulfiu, i mbijetuari i luftës

Ai shton se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ruajtur dëshmitë e krimeve që kanë ndodhur nga serbët.

Zulfiu ka shtuar se “Institucionet është dashur më herët, se tash afër 24 vite po bëhen këta kanë vyjtë më herët me reagu dhe me punu, e me përfunduar, sikur e dini edhe ju pak këtu është mbetë problemi që jo kjo parti kjo, kjo parti ka ngec deri në këtë moment”.

Drejtori i Administratës në komunën e Prizrenit, Edin Shehu thotë se dy kompanitë që kanë qenë duke punuar në këtë fshat kanë kërkuar ndërprerje të kontratës, dhe se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje.

Edin Shehi ka thënë se “Tani së bashku me zyrën e prokurimit jemi duke i shqyrtuar mundësit e anulimit të asaj kontrate dhe menjëherë të e bëjmë një kontratë të re dhe punët të vazhdojnë ashtu siç janë paraparë”.

Edin Sheu, drejtori i Administratës në Komuën e Prizrenit

Kontrata për rregullimin e varrezave të 113 martirëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, ka qenë rreth 182 mijë euro.

Ndërsa, sipas kompanisë fituese, asaj deri tani i janë paguar 150 mijë euro, që sipas tyre është vlera e punimeve që janë kryer.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika