Rritja e deficitit tregtar të Kosovës, Avdiaj: Qeveria t’i fuqizojë bizneset vendore

Ekonomisti, Besnik Avdiaj "FIVE"

Deficiti tregtar në Kosovë mbetet ende i lartë.

Ekonomisti Besnik Avdiaj thotë se deficiti në Kosovë është përcjellë në favor të importit.

I ftuar në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini, Avdiaj deklaroi se qeveria duhet t’i fuqizojë bizneset vendore.

“Parametrat ekonomikë që i plotëson Kosova për ta ndryshuar këtë situatë në favor të saj janë të plotësuar, por çfarë mungon është një çasje strategjike e institucioneve tona që ta fuqizojnë biznisin vendor, kjo bëhet duke ndjekë politika më afatgjata,” tha Avdiaj.

Sipas tij, shteti duhet të punojë drejt fuqizimit të bizneseve vendore, ku thotë se bizneseve private duhet t’iu mundësohet të investojnë.

“Përgjegjësia e shtetit vazhdon të mbetet në drejtim të fuqizimit të biznesit vendor, kjo bëhet duke mos ndjek politika sociale, ku paraja shpërndahet në para të xhepit, por duke ndjekur politika që ia mundësojnë biznesit privat të investojë e përmes investimit i rrit kapacitetet e prodhimit apo realizimit të shërbimeve.”

Avdiaj shtoi se rritja e kapaciteteve do të kontribuonte shumë e sipas tij edhe do të nxiste një lloj konkurence ndërkombëtare në eksport të produkteve.

“Rritja e kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e konkurencës vendore në uljen e kostove dhe uljen e cmimeve nmë tregun vendore, por edhe do të nxisë një lloj konkurence ndërkombëtare në eksportin e produkteve dhe shërbimeve jashtë vendit,” ka thënë Avdiaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika