Rritja e kamatave, Gërxhaliu e quan normale: Mekanizëm kyç për të luftuar efektin e inflacionit që e ka goditur Evropën

Sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, është normale rritja e kamatave bankare, sepse, sipas tij, është mënyra më e mirë në luftën kundër inflacionit

Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu

Sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, është normale rritja e kamatave bankare, sepse sipas tij është mënyra më e mirë në luftën kundër inflacionit.

Ai thotë se ngritja e kamatave është një ndër mekanizmat kyçë dhe se kjo është bërë edhe me kërkesë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gërxhaliu ka thënë se rritja e kamatave është proklamuar shumë më herët.

“Duhet të kuptohet një ngritje të kamatave bankare kemi pas qysh më herët këtë e ka proklamuar Banka Qendrore Evropiane, që është kërkuar që të rritet për 2 për qind kamata. Këtë e ka kërkuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore për të shpallur luftë kundër inflacionit që e ka kapluar Bashkimin Evropian edhe shumë vende të tjera në këtë drejtim edhe Kosovën. Në anën tjetër përdoret kjo ngritje e kamatave në Bankën Qendrore Evropiane, për faktin që është një mekanizëm kyç për t’i luftuar efektin e inflacionit që e ka goditur Evropën. Në këtë drejtim shumë shtete sot e kemi recesion ekonomik dhe devinitivisht një situatë e tillë nuk mund të i ik edhe Kosova. Ajo çka e karakterizon Kosovën me tepër është që niveli i zhvillimit ekonomik nuk mund të krahasohet me vendet Evropiane”, ka thënë Gërxhaliu për EO.

Sipas tij, nëse vazhdohet me trendin aktual të inflacionit, rritja e kamatave mund të shkojë deri në 8 për qind. Goditje, thotë Gërxhaliu, do të kenë bizneset e vogla dhe qendrat e reja inovative.

“Në anën tjetër e kemi Bankën Qendrore e cila kohëve të fundit është para sfidave të shumta në mungesë të një Guvernatori të mirëfilltë dhe në mungesë të procedurave komfort ligjeve dhe transparencës së nevojshme, e tëra kjo do të ndikojë që edhe në Kosovë qytetarët dhe bizneset të jenë të goditura. Është paralajmëruar që deri në qershor të këtij viti kamata do të jetë afër 6 për qind. Në qoftë se do të vazhdohet në këtë trend,  me siguri do të ketë edhe rritje që mund të shkojë deri 7.5 apo deri 8 për qind. Është mjaft shqetësues fakti që do të jetë një goditje për bizneset e vogla, do të jetë një goditje për bizneset ekzistuese dhe do të jetë shumë e vështirë që të kemi kreditim për qendrat e reja inovative të cilat kishin me qenë në funksion të zhvillimit”, u shpreh Gërxhaliu, teksa ka folur edhe për mungesën e guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ai kërkon që prioritet i Guvernatorit të ardhshëm të jetë liberalizimi i tregut të Bankave.

“Besoj që një ndër prioritet e Guvernatorit të ardhshëm në Kosovë është që të jetë që të liberalizohet tregu i Bankave, sepse Kosova ka nevojë për banka të reja të fuqishme. Ne kemi në Kosovë disa banka të cilat në vend nga ku vijnë janë shumë të fuqishme shumë aktive, mirëpo në Kosovë janë vetëm një dekadë dhe nuk janë në funksion të zhvillimit. Duhet të avancohet një dialog i mirëfilli publiko-privat, duhet të kemi një fond të garantonit të kredive që do të jetë me aktiv dhe tek atëherë mund të flitet për rënien e kamatave”, ka shtuar ish-kryetari i OEK-ut.

Gërxhaliu e sheh si të pamundur ndaljen e rritjes së kamatave, pasi, sipas tij, kjo çështje nuk e ka goditur vetëm Kosovën. Ai thotë se Kosova është dashur të jetë e përgatitur.

“Është e pamundur të mendohet se ka qenë e mundur të parandalohet, sepse kjo nuk është dukuri që e ka goditur vetëm Kosovën, vjen nga raporte, çdo lëvizje, çdo rekomandim nga bankat evropiane në veçanti nga Banka Qendrore Evropiane transferohet në mënyrë zingjirore. Është dashur me kohë që të jemi të përgatitur që t’i bëjmë disa kalkulime që efektet të jenë më të ulëta sesa do të jenë tani e tutje. Është e vërtet që kohët e fundit flitet shumë për profitin bankar, mirëpo mos të harrojmë të njëjtën kohë edhe bankat e paguajnë riskun e vet. Garancia kryesore e kreditimeve e funksionimit normal të bankave është stabiliteti politik, këtë Kosova nuk e ka. Faktori i dytë është sundimi i rendit dhe ligjit dhe e treta është pluralizmi i tregut”, ka theksuar Gërxhaliu.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika