Rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, Kurti: Do të mundohemi që t’ua lehtësojmë barrën qytetarëve

"Çka zotohem unë si kryeministër është se në njërën anë nuk u ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura, por në anën tjetër do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’u lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet", ka deklaruar kryeministri Kurti pas paralajmërimeve nga ZRrE-ja për rritje të mundshme të çmimeve të energjisë elektrike

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me paralajmërimet nga ZRrE-ja për shtrenjtim të energjisë elektrike ka thënë se si Qeveri e Kosovës nuk do të ndërhyjë në punën e tyre, pasi është institucion i pavarur.

Por, Kurti ka potencuar se si kryeministër i qytetarëve do të mundohet që t’ua lehtësojë atyre barrën e çmimeve.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike. Çka zotohem unë si kryeministër është se në njërën anë nuk u ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura, por në anën tjetër do të bëjmë gjithçka që t’u lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabile” ka thënë Kurti.

Ndryshe, gjatë procesit të shqyrtimit të tarifave, ZRrE-ja ka propozuar që çmimi i rrymës të rritet për 14 për qind. Ky propozim ka ardhur pas kërkesës së KESCO-s që çmimi të rritet për 50 për qind.

Edhe KEK-u ka kërkuar që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që ai ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret gjatë këtij muaji, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika