Rritja e nivelit të sigurisë, ministria e Punës me aksion të inspektimeve
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. “Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në […]
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës sot do të fillojë aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Ky aksion ndërmerret në zbatim të vendimit të Ministrit, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, si ndërtimtaria dhe aktivitetet e ngjashme”, thuhet në njoftim.
Ky aksion vjen pasi të mërkurën vdiq edhe një punëtor – i tetë vetëm deri tash këtë vit që vdiq në vendin e punës.
Të mërkurën mbrëma një 48-vjeçar vdiq si pasojë e lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime. Para tij, një 59-vjeçar pati humbur jetën në Ferizaj, të hënën, në një objekt në ndërtim prej të cilit kishte rënë.















