Rritja e pagës minimale, Qeveria: Do të largohen diskriminimet

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto në muaj synon eliminimin e dallimeve diskriminuese.

Sipas Qeverisë, paga minimale e re do të jetë e barabartë për të gjithë punonjësit, pavarësisht moshës së tyre.

“Përveç rritjes së pagës minimale, janë larguar edhe dallimet diskriminuese që ekzistonin më parë ku paga minimale ndryshonte sipas grupmoshës, ku të punësuarit deri 35 vjeç pranonin 130 euro, ndërsa ata mbi 35 vjeç pranonin 170 euro respektivisht. Me rritjen e re, paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh moshën e tyre”, thuhet në njoftim.

Paga e re minimale është vendosur në nivelin 2 euro për orë pune e ku për punë me orar të rregullt, paga minimale bëhet 350 euro në muaj.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Qeveria merr vendim, paga minimale rritet në 350 euro bruto

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika