Rritja e tatimit në pronë, Kaçaniku kishte reaguar nëntorin e kaluar 

Një nga komunat që kishte kundërshtuar vlersimin e bërë nga ministria e Financave për vlersimin e pronave, ishte komuna e Kaçanikut. Nga kjo komunë kanë bërë të ditur se që nga nëntori, për ankesat e tyre nuk kishin marrë përgjigje asnjëherë. E ish-ministrat e financave thonë se ky vendim mund të pezullohet

Nëntorin e vitit të kaluar, në një prej zyrave të Komunës së Kaçanikut, ishte vërejtur një anomali, që do sillte reagime të ashpra në publik 2 muaj më vonë.

Bëhej fjalë për vlerësimin e pronave  dhe rritjen e vlerës së saj në disa zona, për çka zyrtarët e kësaj komune, do të kërkonin sqarime gjatë muajit nga dikasteri kompentent në Ministrinë e Financave.

Ndonëse ishin takuar e për këtë kishin derguar edhe një letër zyrtare, drejtori per Buxhet dhe Financa nga komunën e Kacanikut, Bahri Selimi, thotë se asnjëherë nuk morrën përgjigjje për vërejtjet që i bënë.

“Kemi reaguar në nëntor të vitit 2022. Përgjigjje zyrtare nuk kemi pranuar,  por kemi pasur një takim në komunë se bashku me zyrtarët e tjerë nga ministria. Pas kësaj ne kemi shkuar të përgaditur më gabimet e një raporti të tillë dhe më diferencat që i kemi pa. Një raport rivlersimi ashtu siç kemi kërkuar nuk e kemi pranu asnjëherë. Kur i kemi pranuar faturat e gatshme nga Ministria kemi vërejtur diferencat e larta që janë në prona dhe janë të papërbllushme në këtë kohë që po jetojmë më ngritjen e çmimeve. Kjo është një barrë e re shtesë për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Bahri Selimi, Drejtor për Buxhet dhe Financa në Kaçanik.

Duke e parë barrën e rëndë të qytetarëve në këtë kohë të krizës, nga opozita po kërkohet që ky vendim të pezullohet.

E një gjë e tillë ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thotë se është fare e lehtë.

“Praktika të tilla të pezullimit ka pasur edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 z,Besnik Bislimi në atë kohë shkaku i pandemisë patë pezulluar gjobat dhe kamatat. Ne mendojmë që kjo punë më një vendim mundet të kryhet, ndërkohë Komunat mund të vazhdojnë të gjenerojnë faturat duke marr përbazë jo vlersimin e fundit por atë të mehershëm po ashtu Qeveria duhet sa më parë ta përcjell ligjin për tatimin në pronë në Kuvend dhe pastaj Kuvendi ta adresoj përmes lëvizjs së kufijve për normat tatimore”, ka deklaruar Bajrami.

Se pezullimi i këtij vendimi munë të bëhet më një kerkes të Ministrisë, e thotë edhe, Haki Shatri.

Vetëm se sipas tij, përmes ngritjes së vlerës, Qeveria po synonë të vjel taksa sa ma shumë nga qytetarët.

“ Mundet dhe do të ishte puna ma e meqme nëse e bëjnë këtë veprim. Vendime kanë të drejtë me marr, por nuk është I qelluari. Këta po e bëjnë këtë,  për më vjel sa ma shumë taksa por nuk po kujdesen për rritje të pagave, pensione e ndihmat sociale me ecurin e inflacionit. Më një vendim të Minitrisë ata munden me pezullu këtë vendim”, ka deklaruar Haki Shatri, ish-ministër i Financave.

Lidhur më këtë temë, televizioni nuk ka marr një përgjigjje as gjatë ditës së sotme nga Ministria e Financave.

Megjithatë, ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë kësaj jave së premtes pritet që sërish të ballafaqohet me këtë temë, pasi që është ftuar për të raportim në komision për Buxhet, Punë dhe Transfer.

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika